Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në Halkidiki herët në mëngjesin e së mërkurës, pasi makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion.
Sipas mediave vendase, 29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar.