Me rastin e hedhjes së shortit për grupet e Champions League, UEFA ka shfrytëzuar rastin për të zbuluar trajnerin e vitit. Dhe siç pritej ishte Carlo Ancelotti ai që e fitoi edhe një herë këtë çmim. Hera e katërt në karrierën e tij, një rekord.
Ky trofe shpërblen një sezon të madh për Real Madridin që tekniku italian e çoi ekipin e tij në çatinë e Evropës dhe Spanjës duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Ai e fitoi këtë trofe përpara Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolës. Ancelotti pason Thomas Tuchel.