albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Meta: Nuk ka qytetar të Shqipërisë, që nuk e di që Edi Rama i ka përdhosur këto institucione në Kongresin e Partisë

by Editor
September 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Meta: Nuk ka qytetar të Shqipërisë, që nuk e di që Edi Rama i ka përdhosur këto institucione në Kongresin e Partisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i ftuar i parë në sezonin e ri mediatik 2022-2023 të emisionit “Open” në News24, ku përballet me panelin e përbërë nga analisti Arjon Sulo dhe drejtori i “News 24” Robert Rakipllari.

Temat e diskutimit të sotëm lidhen me zhvillimet politike në vend dhe hetimi që SPAK ka nisur për Metën, por edhe ligji që mazhoranca në pushtet kërkon të kalojë në Kuvend për ndryshimin e dy pikave në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit të shtetit.

Meta deklaroi se Edi Rama i ka përdhosur institucionet dhe ato e kanë pranuar këtë gjë. Teksa u pyet për akuzat ndaj tij, si nga hetimi i SPAK, ashtu dhe nga Autoriteti i Dosjeve dhe përgjigjja e tij nga tyre, Meta tha se sulmet nuk vijnë nga institucionet.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Unë do t’iu ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione. Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal q e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin. Anëtarët e Autoriteti të Manipulimit, se do bëjë marrëveshjen nesër me avokatin tim publik, ta ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar këtu dhe në nivel ndërkombëtar. Pas 32 vitesh me metoda skandaloze njerëzve u lëndohet sërish e kaluar. Siç është rasti i zotërisë T.F., që i cenohet jeta dhe familje vetëm për arsye politike”, tha Meta.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL