Ditën e sotme do të zhvillohet në Beograd Samiti i “Open Balkan” ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.
Në këtë takim do marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Përveç 3 liderëve, në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia. Ndërkohë, në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.
AGJENDA
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.