Emigrantë nga Shqipëria janë dyndur si asnjëherë më parë rrugëve të Europës.
Shumë prej tyre duan të kalojnë në Britaninë e Madhe.
Si vendqëndrim shërben Franca, në brigjet e së cilës ndodhen qindra, në mos mijëra emigrantë nga Shqipëria.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të shqiptarëve, kryesisht kuksianë, të cilët ndodhen në mes të një pylli, sipas qytetarit digjital, në Francë.
“Edi Rama po e shkreton kombin”, shkruan Berisha teksa poston mesazhin e qytetarit digjital.