Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogram kokainë e pastër.
Sipas medieve italiane, kokaine arrinte vlerën e 2 milionë eurove, por nëse do hidhej në treg me pakicë do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.
Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.
Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjet 40 kilogram kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.
Policia gjeti para cash të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës.
30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera.
Tani mbetet për të kuptuar se pse shqiptari kishte kaq shumë kilogram kokainë. Për kë ishte? Ku do të shitej? Të gjitha këto janë pyetje mbi të cilat prokurori i Ankonës po punon për të rindërtuar të gjitha lidhjet.