albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shehi: Kjo është e vetmja formulë që bashkon opozitën, ku duhet të bazohemi

by Editor
September 6, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Shehi: Kjo është e vetmja formulë që bashkon opozitën, ku duhet të bazohemi
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “radari Informativ”, në Abc të gazetares Julin Xhokaxhi, ka folur për nisjen e sesionit të ri parlamentar, por dhe me atë se çfarë po ndodh me opozitën.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se çfarë duhet të bëjë opozita për të qenë më e bashkua, Shehi tha se fillimisht të gjitha partitë opozitare duhet të bëjnë një skaletë politike, se si do të sillen në parlament, në rrugë dhe në media.

Ai tha se për momentin e vetmja formulë bashkimi mes opozitës së përçarë është ajo që të gjithë bashkë të paktën deri në zgjedhjet lokale të shohin si kundërshtar vetëm qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Sesioni i ri parlamentar nis dje. Në çfarë kushtesh e shihni opioztën?

Shehi: Unë shpresoj që të kemi gjëra të reja. Ne opozitë jemi, vbazhdimësia e muajvge të mëparshme do të jetë, opozita ka nevojë të rinovohet. Që do të thotë që nga këtu deri tek zgjedhjet lokale të vëmë një skaletë politike, se çfarë do të bëjmë brenda parlamentit të Shqipërisë, ku duhet të fokusohemi më shumë. E dyta që është pjesa jashtëparlamentare, protesta. E treta si do përfaqësohemi mediatikisht, e katërta kush janë njerëzit me të cilat do të hyjmë në zgjedhjet lokale. Këto janë temat kryesore.

Xhokaxhi: Shihni përkushtim?

Shehi: Shoh një përkushtim të madh, shoh një pakënaqësi të madhe popullore, i duhet dhënë një formë politike. Nga kjo pikëpamje nuk jemi në momentin më të mirë, ka paqartësi brenda blloku opozitar, kush po na udhëheq, a kanë interesi politike këta njerëz.

Xhokaxhi: Çfarë alternativash ka zoti Shehi?

Shehi: Alternativa ka plot. Kush janë? Ideja ime është që e vetmja formulë që opozita të bashkohet ose të qëndrojë si trup opozitar është që brenda kësaj formule së formulës opozitare, ajuo që e bashkon të jetë lufta kundër qeverisë socialiste dhe Edi Ramës. Kjo është e vetmja mënyrë. Vija mbi të cilën të qëndrojmë të gjithë jemi kundër Ramës, pastaj mbi këtë vijën e emëruesit mund të rrijë Berisha, Meta, Shehi etj, edhe duke patur probleme me njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja mënyrë të paktën deri në zgjedhjet lokale.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL