albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tregonte vendin ku gjendej dokumenti”, Genta Sula zbulon si shkoi Autoriteti i Dosjeve te materialet për Ilir Metën

by Editor
September 9, 2022
Reading Time: 1 min read
0
“Tregonte vendin ku gjendej dokumenti”, Genta Sula zbulon si shkoi Autoriteti i Dosjeve te materialet për Ilir Metën
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Opinion” sesi institucioni që ajo drejton shkoi në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit, ku del dhe ish-presidenti i vendit Ilir Meta.

Sula tha se indicja ka ardhur nga një e-mail informal, por që ka rezultuar se në lokacionin e treguar ndodhej dokumenti që implikonte dhe Ilir Metën, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Ka qenë një e-mail informal i dërguar jo vetëm tek ne, por edhe në adresa ambasadash, ndoshta dhe mediash. Dhe ky e-mail nuk ka dalë nga ne. Ky e-mail na tregonte lokacionin ku mund të gjendej dokumenti dhe emrin e dosjes ku mund të gjendej dokumenti”, u shpreh Sula.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Megjithatë Sula pohoi se e-maili nuk kishte emër, por disa indicje dhe një IP. Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve tha se dërguesit të e mailit nuk i është kthyer përgjigje, por ndërkohë autoriteti kishte kërkuar në vendin e indikuar për ta verifikuar rastin.

“Informacioni ishte i rëndësishëm. Dy nga anëtarët shkuan në fond për të verifikuar rastin. Autoriteti prej 5 vetësh ka autoritet të plotë në të gjitha arkivat e rrjetit, ka fuqi të bëjë verifikime. U konstatua prania e një dokumenti, u konstatua fakti që personi është i mbrojtur dhe për këtë arsye nga një person u kthye në fenomen”, tregoi Genta Sula.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL