Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Sarandë.
Bëhet me dije se një 23 vjeçare, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit. E reja është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.