albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U përkiste shqiptarëve/ Detajet nga sekuestrimi i 3 ton kokainë

by Editor
September 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
U përkiste shqiptarëve/ Detajet nga sekuestrimi i 3 ton kokainë
Share on FacebookShare on Twitter

Detektivët e Drejtorisë Kundër Drogës dhe DEA-s i dhanë një goditje të rëndë mafiozëve italianë dhe shqiptarë të drogës , duke sekuestruar afro tre tonë kokainë me vlerë mbi 133 milionë dollarë në Europë .

Në Lima, Peru ra në pranga  italiani Pascuale Bifulco ‘Spagueti’, i kërkuar në disa vende dhe shqiptari Kadri Gkoci ‘Gianmarco’. Me ta u arrestuan pesë peruan dhe në Gjermani një turko-gjerman.

Ky kartel e dërgonte drogën nga porti i Callaos, përmes kompanive të para që eksportonin kafe dhe asparagus.Mafiat e kthyen Limën në qendrën e tyre të koordinimit dhe ruajtjes së kokainës që vinte nga Vraem.

Po hetohet nëse kanë përdorur ndonjë mënyrë tjetër dërgimi të mallit jashtë vendit, si kontejnerët ‘shtatzënë’ pa e vënë re pronarët. Ky ishte modaliteti i përdorur nga mafia e ‘Caracol’-it të frikshëm për të lëvizur kokainën në Shtetet e Bashkuara ose Evropë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Operacioni i DEA-s dhe Dinandro-s është kryer njëkohësisht me Gjermaninë, ku ka rënë një shtetas turko-gjerman, i cili do të ishte përgjegjës për marrjen e mallit

MAFIA

Tregu i kokainës dhe metamfetaminës dihet se ka parë një rritje të madhe në Evropë, e nxitur nga nivelet rekord të trafikut, sipas një studimi të publikuar të premten nga agjencitë evropiane.

Sipas Interpolit dhe Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësitë (Emcdda), sasi të paprecedentë kokaine u kapën në vitin 2020 dhe Evropa “përballet me një kërcënim në rritje nga një treg më i larmishëm dhe dinamik i drogës”.

Për sa i përket kokainës, hetimet tregojnë se një pjesë e rëndësishme vazhdon të prodhohet në Kolumbi, Bolivi dhe Peru, por që rrjetet diversifikojnë përdorimin e porteve në kontinentin amerikan dhe Afrikën e Veriut në përpjekjet e tyre për të çuar drogën në Evropë.

Më shumë se 214 ton kokainë u kapën në Evropë në vitin 2020, 6% më shumë se një vit më parë.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL