Shtyhet seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej sot ndaj Arbër Paplekaj. Në seancë do të vendosej për kalimin në gjykim ose jo të dosjes hetimore.
Kjo për shkakun se nuk ishte i pranishem në sallën e gjyqit vetë Paplekaj. Ende nuk dihen arsyet e mos prezencës së tij. Mësohet se në salle ishin te gjithe deshmitaret, drejtuesit e Policisë dhe efektivët të cilët ishin të pranishëm me 21 prill kur u vra Pjerin Xhuvani. Seanca është shtyrë ne datë 14 Shtator ne oren 10:45.
Kujtojmë se në 25 prill 2021, Paplekaj (shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi) qëlloi për vdekje me armë zjarri Pjerin Xhuvanin.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Gjithçka nisi pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike kishte ndaluar një makinë, pasi dyshonte se personat që ndodheshin brenda saj, Pjerin Xhuvani dhe Mehmet Dafllaku po shpërndanin para në këmbim të votës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar që të kontrollojnë mjetin, ndërsa Xhuvani nuk ka pranuar. Kjo gjë ka sjellë përplasjen fizike me palëve. Të alarmuar nga ajo që po shikonin, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, por përpara uniformave blu, në vendin e ngjarjes kanë mberritur mbështetësit dhe njerëzit e Xhuvanit, që siç deklaroi më edhe Gazment Bardhi, ishin me makina të blinduara. Ata ishin të armatosur dhe qëlluan drejt shtabit të PD-së e pjesëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës.