albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Disa orë pas vdekjes së mbretëreshës, kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi bën thirrje për shpalljen e Republikës

by Editor
September 9, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Disa orë pas vdekjes së mbretëreshës, kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi bën thirrje për shpalljen e Republikës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, u kritikua të premten për shkak të një postimi në Twitter ku bënte thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë, vetëm 5 orë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, sipas The Guardian.

“Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara”, shkroi Bandt. “Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë”.

Ai u akuzua edhe nga disa mbështetës të tij se nuk po tregonte respekt duke diskutuar këtë çështje në një moment të tillë, vetëm pak orë pas vdekjes së monarkes.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“E shpifur, nuk prisje dot as 6 orë para se të publikoje agjendën tënde politike”, iu përgjigj një përdorues në Tëitter.

Kryeministri , Anthony Albanese  është një mbështetës prej kohësh i kthimit të Australisë në republikë, por nuk dha asnjë koment në lidhje me postimin e Brandt.

“Sot nuk është një ditë për politikë,” tha ai për Radio National. “Sot është një ditë për të nderuar shërbimin e Mbretëreshës Elizabeth si kreu i shtetit tonë gjatë këtyre 70 viteve dhe për të falënderuar përkushtimin e saj dhe kontributin e saj në Australi.

Qeveria federale laburiste kishte paralajmëruar tashmë synimin e saj për të mbajtur një referendum mbi shpalljen e republikës nëse zgjidhet për një mandat të dytë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL