Komentatori shqiptar, Dritan Shakohoxha, ka uruar trajnerin Ilir Daja, i cili mori një fitore historike me Ballkani në ndeshjen e Conference League përballë Sivasporit.
Shakohoxha ka thumbuar dhe FSHF-në me çështjen e trajnerit, ku përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:
“Respekt Ilir Daja. Ahhh sikur të dije dhe pak italisht”, shkruan Shakohoxha duke iu referuar çështjes së trajnerit që ka përfshirë Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila me përzgjedhjen e Edi Rejës ka marrë rezultate katastrofike.
Kujtojmë që Reja mbetet një ndër shumë trajnerët e dështuar që presidenti FSHF-së, Armand Duka, ka caktuar në krye të përfaqësues kuqezi dhe pavarsisht gjithë këtyre dështimeve nuk mban asnjë përgjegjsi.