Filmi serb “SRPSKA”, i regjisorit anti-shqiptar Boris Malagurski është ndaluar për t’u transmetuar në kinematë në Shtutgard, Gjermani. Pas reagimeve nga Kosova, kinematë në Shtutgard kanë njoftuar anulimin e premierave të filmit.
Herr Erasmus, pronar i një prej kinemave në Shtutgard, ka njoftuar se filmi i regjisorit serbo-kanadez, i planifikuar për t’u shfaqur më datë 21 tetor 2022, është anuluar dhe të gjithë personat që kishin blerë bileta janë vënë në dijeni.
Biletat për filmin nacionalist serb pothuajse ishin shitur, por në këto kushte, “SRPSKA” nuk do të shfaqet. Lajmi është konsideruar si një fitore për shqiptarët.
Boris Malagurski është autor i një dokumentari, i cili ishte përdorur mes tjerash edhe për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ne vitin 2018 Malagurskit i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinjë.