Maqedonia e Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se do të ketë një mbështetja totale për tejkalimin më të lehtë të krizës në të gjitha sferat. Ai tha se mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve mbetet prioritet.
“Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media.
“Edhe një herë e menaxhojmë mirë Buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, familja me ndihmë ekonomike dhe pensionistë. Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës. Ne veprojmë me vendosmëri dhe marrim masa që zbusin krizën”, theksoi Kovaçevski.