albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ancelotti tregon se si ia dolën ta neutralizojnë Lewandowskin me një lojtar të vetëm

by Editor
October 16, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Ancelotti tregon se si ia dolën ta neutralizojnë Lewandowskin me një lojtar të vetëm
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Carlo Ancelotti është shprehur shumë i lumtur me fitoren që Real Madridi e arriti ndaj Barcelonës në javën e nëntë në La Liga.

Los Blancos fituan 3-1 ndaj Blaugranasëve në “Santiago Bernabeu”, për të kryesuar si të vetëm në ligë.

Pas ndeshjes, italiani ka thënë se ai ishte siguruar që të mos i bënte gabimet e njëjta si në derbit e edicionit të kaluar, ndërsa kishte vënë edhe nën markim të rreptë Robert Lewandowksin.

 

“Pas asaj që ndodhi herën e fundit, doja të sigurohesha që të luanim një lojë më të thjeshtë”, ka deklaruar fillimisht Ancelotti.

“Sigurisht, u përpoqa të mos përsërisja gabimet që bëra në ndeshjen sezonin e kaluar”.

“Kam përdorur Militao për të bllokuar Lewandowskin, mendoj se funksionoi!”.

 

“Po, pesë ndryshime ju ndihmojnë shumë, por nuk mund t’i vendos të gjithë, edhe pse mendoj se bëmë një lojë perfekte”.

Ancelotti më pas tha se nëse Krim Benzema e fiton Topin e Artë nesër (e hënë), atëherë do të bëjnë festë të madhe.

“Nëse Karim (Benzema) fiton Topin e Artë, do të bëjmë një festë të madhe. E meriton një gjë të tillë dhe këtë e dëshmoi edhe sot se është një lojtar i kompletuar dhe i gatshëm ta ndihmojë skuadrën çdo herë”, ka shtuar më tej strategu italian.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL