Sekuestrohen mbi 45 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është kryer nga policia greke në Grevena dhe si rezultat janë arrestuar dy shqiptarë përkatësisht 22 dhe 27 vjeç.
Fillimisht një automjet është pikasur nga efektivët afër kufirit të gjelbër. Mjeti nuk i është bindur shenjës së Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pak më vonë është bërë e mundur të arrihet në Greneva.
Gjatë kontrollit brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë, 4 celularë me 4 karta SIM, si dhe 930 euro.