albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Bayern ‘luan tenis’ me Mainz dhe merr kreun e renditjes, Wolfsburg bën “poker” ndaj Bochum

by Editor
October 29, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Bayern ‘luan tenis’ me Mainz dhe merr kreun e renditjes, Wolfsburg bën “poker” ndaj Bochum
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munchen ka marrë sërish drejtimin e Bundesligës në javën e 12 të saj.

Bavarezët mundën me rezultatin e thellë 6-2 ekipin e Mainz, në një ndeshje që foli e gjitha për vendasit të cilët e gjetën golin e avantazhit që në minutën e 4 të takimit.

Ajo që bie në sy në këtë ndeshje të Bayern është se ndonëse shënoi 6 gola ndaj kundërshtarëve të gjithë ata kishin autorë të ndryshëm, duke treguar në këtë mënyrë për një moment shumë të mirë të ekipit, që vinte në këtë ndeshje pas fitores së radhës ndaj Barcelonës në Champions League.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024
Golat i realizuan Gnabry në minutën e 5’, Musiala në minutën e 28’, Mane në minutën e 43’, Goretzka në të 58’, Tel në minutën e 79’ dhe Choupo-Moting në minutën e 86’. Ndërkohë fitorja e Bayern mund të kishte qenë edhe më e thellë nëse Mane nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 43’.
Nga ana tjetër për Mainz realizuan Widmer në minutën e 45+4’ dhe Ingvartsen në minutën e 82, teksa Burkardt humbi penallti në minutën e 45+3’.

Pas këtij raundi Bayern rikthehen në krye të renditje me 25 pikë, 2 më shumë se Union Berlin i vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Ndërsa Mainz bie në vend të 8-të me 18 pikë.

RB Leipzig fiton me rezultatin 2-0 ndaj Bayer Leverkusen, me golat që për vendasit i realizuan Nkunku në minutën e 32’ dhe Werner në minutën e 83’. Pas javës së 12-të të Bundesliga Leipzig renditet në vend të 5-të me 19 pikë, ndërsa Bayer Leverkusen në vend të 16-të me 9 pikë.

Stuttgart-Augsburg u ndanë me rezultatin 2-1, me golat që për vendasit i realizuan Guirassy në minutën e 15’ dhe Anton në minutën e 90+1’ , ndërsa për miqtë shënoi Niederlechner në minutën e 4’. Pas javës së 12-të Stuttgart renditet në vend të 15-të me 11 pikë, teksa Augsburg në vend të 13-të me 14 pikë.

Wolfsburg bën poker ndaj Bochum, të cilin e mundi me rezultatin 4-0. Golat për vendasit i realizuan Nmecha në minutën e 27’ dhe të 58’, Baku në minutën e 35’ dhe Wind në minutën e 80’.

Pas javës së 12-të të Bundesliga, Wolfsburg renditet në vend të 12-të me 14 pikë, teksa Bochum në vend të 17-të me 7 pikë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL