Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Parmë të Italisë, ku kanë humbur jetën një grua dhe tre fëmijë shqiptarë.
Bëhet me dije se në makinën tip “Fiat”, ndodheshin 5 persona me origjinë shqiptare. Ata ishin duke udhëtuar, kur shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një shtëpie.
Si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare, një fëmijë 2-vjeç, një 10 dhe një 12-vjeç, ndërsa shoferi ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se vajza 22-vjeçare dhe shoferi ishin prindërit e fëmijës 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë dyshohet se janë të afërmit e tyre.
Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia lokale e Reggio Emilia.
Foto nga aksidenti