Personi që shihni në foto është që iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në kryeqytetet, në zonën “Kodra e Diellit”.
Viktima kishte parkuar makinën në garazh, por kur doli u qëllua me tre plumba. 39-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të pkagëve të marra.
Mësohet se autorët kanë qenë në këmbë dhe kanë pritur kur 39-vjeçari të dalë që ta ekzekutonin. Më pas autorët janë larguar nga një kodër, ku më poshtë i ka pritur një makinë për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me 3 plumba dhe se dy prej tyre kishin kapur në fytyrë. Pavarsisht dokumentave Briken Sanaj, në zonën ku jetonte njihej si Anton Gjini.
Mirëpo duket se atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe se autorët janë kujdesur që mos të lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor mësohet se ka arritur që të gjejë vetëm një gëzhojë në vendin e ngjarjes dhe asgjë tjetër, por janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë që ndodhen në atë zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi dyshohet se në 2012 39-vjeçari ka plagosur një person në Lezhë.
Por nuk dihet nëse atentati ka lidhje pikërisht me këtë, apo ndonjë skenarë tjetër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.