albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot në KE rend dite propozimi i presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën

by Editor
November 30, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Sot në KE rend dite propozimi i presidencës çeke për liberalizimin e vizave për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorёt e vendeve anëtare tё Bashkimit Evropian pritet qё sot tё votojnё nё lidhje me propozimin e fundit tё presidencёs çeke pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn sipas tё tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi kur sistemi ETIAS bёhet funksional, e jo mё vonё se më 1 janar tё vitit 2024.

Ky votim ishte në axhendë tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.

Sipas tekstit tё cilin do ta votojnё ambasadorёt, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё kёtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjithashtu, nga vendi do të kёrkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian. Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.

Presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.

Nё rast se sistemi ETIAS bёhet funkisional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nёntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn./REL

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL