albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aleksandër Vuçiç NUK vjen në Tiranë më 6 dhjetor! Akuzon BE: Mund dhe të më vrisni, nuk e dorëzoj Serbinë

by Editor
December 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Aleksandër Vuçiç NUK vjen në Tiranë më 6 dhjetor! Akuzon BE: Mund dhe të më vrisni, nuk e dorëzoj Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë me 6 dhjetor. Këtë e ka konfirmuar ai vetë në një konferencë për mediat, teksa nuk ka kursyer dhe akuzat për Bashkimin Europian.

Shkak, është bërë sipas tij, shjkelja e një marrëveshje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se Albin Kurti e ka shkelur atë, pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqit si këshilltare e tij.

Këta dy politikanë serbë, presidenti Aleksandër Vuçiç i quajti llumë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, është shprehur ai. Për shkak se ai e konsideron të butë reagimin e BE për këtë vendim të Kurtit, në shenjë protestë nuk do të vijë as në Tiranë.

“Kanë zgjedhur llumrat më të këqij serb, nga fundi i kovës, Rashiqin dhe Radu Trajkoviqin, nuk ka më keq, që nuk kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore. Mendojnë se do të na trembin me këtë, s’ka problem, mund ta shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua, por për mua Kosova dhe Mertohija janë vendet më të shenjta serbe, për mua Serbia është vendi më i shenjtë. Më mirë se iku unë, se t’jua dorëzoj, e s’jua dorëzoj.

Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë, dhe ju ejani bukur, udhëtoni me avion, flisni marrëzi, të gjithë ju nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL