Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmuan për REL-in se zyrtarët komunalë të zgjedhjeve shkuan të martën në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, “me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare”, por se një gjë e tillë “nuk ka qenë e mundur”.
Serbia akuzon Kurtin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç tha, “terror” ndaj serbëve.
REL nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e atyre fotografive.
Përmes një komunikate për media, të publikuar më herët, Petkoviq tha se qëllim i Kurtit është që “me dhunë dhe me armë t’i rrëmbejë katër komunat në veri” dhe “në to të instalojë përfaqësues shqiptarë, përmes zgjedhjeve jolegale dhe jolegjitime”.
“Të gjithën e ka kurdisur dhe ia ka bërë regjinë Albin Kurti, derisa në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor”, tha Petkoviq.
Kur ka nisur rritja e tensioneve?
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur qysh në verë, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të lejojë më në veri makina me targa që i lëshon Serbia.
Duke kundërshtuar zbatimin e këtij plani që ka nisur më 1 nëntor, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.
Kosova dhe Serbia, ndërkohë, kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave, në bazë të së cilës, Prishtina ka pezulluar planin për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi është zotuar se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.
Tash për tash, nuk është e qartë nëse serbët e veriut do të mund të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nëse po, si?!
Zhvillimet e fundit vijnë në ditën kur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i një plani për normalizimin e marrëdhënieve.Partia e Berishës është rrënuar nga grindjet e brendshme pasi Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken vitin e kaluar ndaloi Berishën dhe të afërmit e tij të ngushtë të hynin në SHBA për “akte korruptive që minuan demokracinë” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013. Britania bëri të njëjtën gjë këtë vit.
Udhëheqësit e BE-së dhe homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor janë në Tiranë të martën për bisedime që synojnë forcimin e partneritetit të tyre ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të riformësojë ekuilibrin gjeopolitik në rajon./REL