albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të shtënat e shpërthimet në Veri, Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj Policisë!

by Editor
December 10, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Të shtënat e shpërthimet në Veri, Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj Policisë!
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se brenda dy ditëve të fundit janë arrestuar dy serbë, që ishin në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky njoftim i Sveçlës vjen pasi Policia e Kosovës njoftoi se më 9 dhjetor ka arrestuar një serb të dyshuar për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë. M.A u arrestua në Jarinjë, në veri të Kosovës, ku gjendet një prej pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky person ishte në kërkim, për një sulm ndaj Policisë që kishte ndodhur kohë më parë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, u tha në njoftim.

Gjatë këtij viti, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë qenë cak i disa sulmeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës, pjesë e banuar me shumicë serbe.

Rasti i fundit ndodhi më 8 dhjetor në Zveçan, ku pas një sulmi “me armë të gjata” ndaj zyrtarëve policorë që po patrullonin, një polic mbeti i plagosur. Një ditë më pas ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike dhe është jashtë rrezikut për jetë.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL