albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurti: Barrikadat e kriminelëve me maska të hiqen menjëherë në veri të Kosovës

by Editor
December 10, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Kurti: Barrikadat e kriminelëve me maska të hiqen menjëherë në veri të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Në lidhje me këtë çështje ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kurti po ashtu tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë, për kthimin e ushtrisë në Kosovë, kërkon që ta kthejë kohën e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq dhe që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.

Ai kërkoi që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të dënojnë dhunën, që tha se është e orkestruar, duke shtuar se një mos dënim do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL