albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

UEFA nis hetimin për mashtrimin me rrogat te Juventusi

by Editor
December 22, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
UEFA nis hetimin për mashtrimin me rrogat te Juventusi
Share on FacebookShare on Twitter

“E keqja nuk ka fund”, do të ishte fraza e duhur për të përkufizuar situatën e Juventusit në këtë pikë në lidhje masat ndëshkimore të cilat rrezikon nga UEFA. Më 1 dhjetor, “shtëpia” e futbollit europian hapi zyrtarisht hetimin për klubin bardhezi në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, siç shkruhet në deklaratën e lëshuar nga CFCB (Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve).

Tema mbetet e njëjtë, pasqyra financiare e 36-herë kampionëve të Italisë. Një marrëveshje, megjithatë, institucioni në fjalë rezervon të drejtën ta prishë në rast se hetimi zbulon se situata financiare e klubit ishte dukshëm e ndryshme nga ajo që u vlerësua nga CFCB në të kaluarën ose ka fakte të reja. Në këtë pikë, Nion mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër “Zonjës së Vjetër” dhe të vendosë sanksione në bazë të rregullave procedurale. Pyetja në këtë moment është e qartë: “Çfarë rrezikon skuadra e Alegrit?

Hetimi i UEFA-s ka më pak se një muaj që është hapur dhe nuk pritet të përfundojë herët. Synimi është të arrijë një vendim përfundimtar përpara qershorit, duke ecur paralelisht me zyrën e prokurorit federal. Shënimi njoftonte hetimin ndaj Juventusit për “masa disiplinore” të sakta, të përfshira në nenin 29 të “Rregullave procedurale që rregullojnë Organin e Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ato variojnë nga paralajmërimi i thjeshtë deri te heqja e një trofeu. Masat e tjera kanë natyrën e gjobave, ndalimin e të ardhurave nga garat e UEFA-s, kufizime në regjistrimin e lojtarëve në listën A për një kompeticion europian, skualifikim për vitin aktual ose përjashtim në të ardhmen nga turnetë e UEFA-s. Ajo çka tremb më shumë ambientin nga Torino lidhet me masën e fundit, përjashtimi, i cili do të përkthehej në humbje kolosale nga mungesa e aktivizimit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL