Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për letrën që i ka dërguar KFOR-i duke thënë se u është refuzuar kërkesa për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Vuçiç për “TV Pink” ka thënë se KFOR-i në letrën e hartuar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e ka pranuar edhe ai është përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Forcave të Armatosura Serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata u thirrën në normën normative për të ruajtur rendin dhe ligjin”, tha Vuçiç.
Presidenti serb u shpreh se letrën KFOR-i u ka dorëzuar në prag të Krishtlindjes./ Express