FOTO/ “Shikoje nga parakolpi”, Ina Muka është efektivja që talli vajzën e humbur?

RELATED STORIES

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka vendosur në hetim disiplinor shefin e komisariatit nr. 1 në kryeqytet, Petrit Hala, të Krimeve Rustem Dervishi dhe një efektive me emrin “Ina”, për të cilin BalkanWeb raporton se është Ina Nuka.

Të tre efektivët kanë bërë komente seksiste për një vajzë që kishte humbur dhe familja kishte dërguar foton për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Ende më i rëndë bëhet skandali kur kujtojmë që më 2019  Ina Nuka mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re dhe opozitës, para godinës së Kuvendit më 22 nëntor të 2019.

Gjithashtu Nuka është dekoruar me “Yllin e mirënjohjes Publike” nga kryeministri.