Një shtetas serb ka qëlluar ditën e sotme drejt efektivëve të policisë së Kosovës në veri, pas tensioneve të krijuara për shkak të betimit të tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit.
Nga një video e publikuar nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka konfirmuar sulmin me armë të serbit ndaj policisë së Kosovës.
Në pamje shihet një person i veshur me të zeza i cili merr shenjë dhe qëllon me armë drejt efektivëve të policisë kosovare, ndërkohë që ata po përpiqeshin të rimerrnin godinat e komunave në veri, që do të drejtohen nga shqiptarët
“Video e kriminelëve serbë që sulmojnë Policinë e Kosovës . Kriminelët e Vuçiçit dhe #Radoiçiqit . Këta janë përfaqësuesit e Vladimir Putin në Ballkan. A ka rëndësi nëse është pjesë e PMC Wagner ? Apo ka rëndësi nëse ai vepron si PMC Wagner?”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Twitter.