Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar sot dorëheqjen e krysministrit të Kosovës Albin Kurti pas trazirave që po ndodhin prejdisa ditësh në veri të Kosovës, pas betimit të tre kryekomunarëve shqiptarë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kjo deklaratë e Ramush Haradinajt vjen pasi ShBA anuloi stërvitjet e NATO-s “Defender Europe 2023” për Kosovën si pasojë e parë për qeverinë Kurti, po ashtu edhe pas deklaratës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike.
Sipas Ramush Haradinajt, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani e kanë kthyer Kosovën 10 vite mbrapa. Ai shton më tej se shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca dhe se në rastin e Kosovës, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë të gjitha ato.
Shtetet investojnë me dekada për të krijuar miqësi dhe aleanca. Në rastin tonë, del një Albin Kurti e tenton t’i rrëzojë ato. Ka pasur edhe të tjerë në historinë tonë që kanë dashur t’i përmbysin këto aleanca, por Kosova ka qenë më e madhe se sa vogëlsia e tyre dhe ka triumfuar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përpos të triumfojë edhe këtë herë.
Populli i Kosovës që është populli më properëndimor i kontinentit, do të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet. Është i vogël Albin Kurti t’ia nderrojë orientimin Kosovës dhe popullit të saj.
Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!” deklaroi ai.