Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Gjithashtu ai ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Për mes në postimi në llogarinë e Presidencës turke në Twitter është bërë e ditur se është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
“Gjatë bisedave [telefonike] ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.
Erdogan ka theksuar se theksoi se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.