albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbajti sekretet qeveritare në shtëpi, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë

by Editor
June 13, 2023
Reading Time: 3 mins read
0
Mbajti sekretet qeveritare në shtëpi, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti në Florida përpara paraqitjes në një gjykatë federale në Majemi të martën, si pjesë e një padie për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Zoti Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave, mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.

Dalja para gjykatës në Majemi është planifikuar të ndodhë të martën në orën 15:00 me orën lokale. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që zoti Trump përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbatjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Nëse shpallet fajtor zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

Ish-Presidenti thotë se është i pafajshëm dhe është zotuar se do të vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

Zoti Trump, i cili mbush 77 vjeç të mërkurën, la klubin e tij të golfit në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit shoqëruar nga një autokolonë ndërsa mbështetës të tij ishin mbledhur për një tubim mesdite, në një tjetër klub golfi, në zotërim të tij, në Majemi.

“Shpresoj që i gjithë vendi po sheh atë që e majta radikale po i bën Amerikës”, shkruante zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, përpara se avioni i tij, me emrin Trump, të nisej drej Floridës.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar popullaritetin e zotit Trump në mesin e votuesve republikanë. Sondazhet e opinionit publik e tregojnë atë shumë përpara rivalëve të tij, që garojnë për të siguruar kandidimin zyrtar nga partia. Deri më tani, të gjithë kandadidatët kanë qenë kryesisht në anën e tij mbi këtë çështje.

Paraqitja e zotit Trump në gjykatë po paraprihet nga një retorikë e përshkallëzuar në internet, përfshirë deklaratat me tone sfiduese nga ana e ish-presidentit dhe aleatëve të tij politikë. Kjo ka bërë që zyrtarët e zbatimit të ligjit të vihen në gatishmëri për probleme të mundshme që lidhen me sigurinë. Autoritetet thanë se po monitorojnë gjithashtu planet për mitingje pro zotit Trump në Majemi.

Akpadia, ka rikthyer vëmendjen tek gjykatësja federale Aileen Cannon, emri i së cilës u bë i njohur për publikun verën e kaluar, kur ajo mbikëqyri procedurat gjyqësore në lidhje me kontrollin e autorizuar, që FBI-ja kreu në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago të Floridës, për të marrë dokumentet sekrete. Zonja Cannon, emëruar në këtë detyrë nga zoti Trump në vitin 2020, do të jetë edhe gjykatësja e çështjes që lidhet me dokumentet sekrete.

Zonja Cannon mbahet mend për vendimin e saj të diskutueshëm për të caktuar një ekspert të posaçëm, për të shqyrtuar mënyrën se si u mblodhën provat gjatë kërkimit të kryer nga FBI, një vendim që u rrëzua përfundimisht nga një gjykatë apeli, me gjykatës konservatorë, që u treguan mjaft kritikë mbi mënyrën e trajtimit të çështjes nga zonja Cannon./ VOA

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL