SPAK ka kërkuar 30 vite burg për Xhuliano Hoxhën i cili akuzohet për vrasjen e Regis Runajt dhe 12 vite për Euglent Halilin i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit.
Kujtojmë se Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020 poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”.
Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç,i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.