albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurti i ashpër me Ramën: Draftin e Asociacionit çoja Vuçiçit për shqiptarët në Preshevë

by Editor
June 13, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Albin Kurti akuzon Escobar dhe Lajçak për njëanshmëri: Vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i drejtpërdrejtë dhe i ashpër me Edi Ramën lidhur me propozimin për draftin e Asociacionit që propozoi pak ditë më parë për pakicat serbe në veri. Ai i kërkoi Edi Ramës, që këtë draft t’ja japë Vuçiçit në takimin e radhës të samitit të “Open Ballkanit” që ta zbatojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, atëherë krejt që unë propozoj është që Edi Rama këtë draft-statut për pakicat t’ja prezantojë Presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës në “Ballkanin e Hapur” për shqiptarët në Preshevë. Këtë t’ja bënte si propozim Vuçiçit për shqiptarët në Preshevë. Duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë, në vend që t’i propozohet Berlinit dhe Parisit për serbët në Kosovë, t’ja propozojë Beogradit për shqiptarët në Preshevë” tha ai.

Tha se nuk e ka lexuar draftin që Edi Rama ka përgatitur për Asociacionin. “Unë i besoj Ramës, që beson se model është i mirë për pakicat kombëtare, por edhe duke u bazuar te Kushtetuta e Shqipërisë, edhe kontekstin politik, unë vetëm po tregoj ku është adresa dhe kërkesa për këtë model. Adresa; Beogradi, kërkesa për shqiptarët në Preshevë. Nuk e kam lexuar atë draft-statut. Jemi në kontakt, nesër kemi takimin për dy qeveritë” tha ai.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL