Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg në mungesë për Suel Çelën, si njërin nga protagonistët për ngjarjen e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit poashtu akuzohet se ka porositur vrasje nëpër mjet Nuredin Dumanit sipas dëshmisë që ka dhënë ky i fundit. Ndaj Suel Çelës adresohen disa vepra, si e vrasjes së oficerëve të policisë të mbetur në tentativë, para tregut agro-ushqimor të këtij qyteti.
Por me gjithë këtë vendim të Krimeve të Rënda për përplasjen që shkaktoi furtunë në radhët e uniformave blu, arrestimi i Suel Çelës deri më tani ka dështuar.
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin nga arratia të Suel Çelës.
“I forti” i Elbasanit kërkonte zbutjen e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë.
Suel Çela prej më shumë se 1 viti në kërkim pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela është i dyshuar për porositjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale.
Emri i Suel Çela krahas lakimit për mbështetje të partive politike është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.