Një 22-vjeçar është marrë peng dhe është dhunuar nga tre persona në Kavajë, pasi i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4 mijë euro, të cilin e kishte marrë me qira.
Personi që është marrë peng dhe është dhunuar është shteasi Xhuljano Diko, 22 vjeç, ndërsa autor janë shtetasit: Kristi Dilo, 32 vjeç dhe Enea Dilo, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit Ronaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.
Sipas autoriteteve policore, Xhuljano Diko e kishte marrë me qira automjetin tek dy vëllezërit Kristi dhe Enea Dilo, dhe ka tentuar t’ia shesë për 4 mijë euro shtetasit Ronaldo Shala. Kur e kanë kuptuar, ata kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar të riun. Policia ka publikuar edhe pamjet me video të pengmarrjes.
Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu kanë sekuestruar automjetin për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xhuljano Diko.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.