Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga pala serbe, ku në ‘Twitter’ shkruan se efektivët nuk kanë kryer asnjë krim dhe se kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes dy palëve nëse ata nuk lirohen.
Rama thekson se nëse ndodh de-eskalimi në Veri, e humbur do të jetë Kosova ku citon se mbase “Serbia nuk jeton dot pa u ri-izoluar”, ku shton se këmbëngulja e kryeministrit Albin Kurti kundër aleatëve bën që situata të agravohet.
Postimi i Ramës:
Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!
E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!’, shkruan Rama.