albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alma.K pritet të merret në mbrojtje pas skandalit me Gjicin

by Editor
June 21, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Alma.K pritet të merret në mbrojtje pas skandalit me Gjicin
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Pas publikimit të videos seksuale të Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie s*ksuale në zyrë, mësohet se Alma K., vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News”, asaj i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të saj, me qëllim ekzaminimin e bisedave të Alma K.,në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma K., duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Skandali EROTIK në zyrën e kryebashkiakut, Dashamir Shehi: Gjici mund të dalë më i ndershëm se të tjerët!
Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak.

“Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar, do shikosh çfarë do të të bëj!”, kush është politikani që e dinte për skandalin Gjici
Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cengut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast. Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë t‘i bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do të dilte një video komprometuese me përmbajtje seksuale. Çka tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. Ndaj në hetim ka përfunduar edhe ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL