albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A keni frikë nga arrestimi? Si iu përgjigj Ahmetaj gazetarëve

by Editor
June 22, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
A keni frikë nga arrestimi? Si iu përgjigj Ahmetaj gazetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se 5 orësh e 30 minuta, ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj doli nga dera e Prokurorisë së Posaçme. Ai u mor në pyetje nga prokurorët për dosjen voluminoze me provat kundër tij. Nuk pranoi që të fliste gjatë në momentin që doli.

“Sqaruam pozicionin. Kaq. Jam gati të vij nëse do të më thërrasin prapë” tha ai. Gazetarët e pyetën nëse i druhet arrestimit, por përgjigja e Ahmetajt ishte “faleminderit, të jeni mirë të gjithë, faleminderit” duke u larguar.

Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. Shkak u bë inceneratori si pikënisje, më pas hetimet u zhvendosën te pasuria e tij. Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përkasin partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme. Janë dërguar disa letër-porosi jashtë vendit.

Ahmetaj është një nga personat e akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu, ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL