albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, ja procedurat që duhen ndjekur

by Editor
June 22, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Nis regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, ja procedurat që duhen ndjekur
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se ka nisur aplikimi online për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë për vitin e ri shkollor ka nisur dhe përfundon në 30 qershor.

“Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:[email protected]”, shkruan ministrja Evis Kushi në facebook.

Duke bërë aplikimin online në portalin qeveritar, i vetmi dokument që do të kërkohet gjatë plotësimit të aplikimit është ai i kujdestarisë ligjore që duhet vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Risi këtë vit në regjistrime do të jetë edhe ulja e moshës së pranimit të fëmijëve që do të mund të ndjekin klasën e parë. Konkretisht, referuar ndryshimeve të bëra në ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2023-2024 në klasën e parë do të mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët moshën 6 vjeç do ta mbushi deri në datën 31 dhjetor të këtij viti.

Ky rregull nuk është me detyrim. Do të jenë vetë prindërit ata që do të vendosin nëse do të vendosin për dërgimin e fëmijës në klasë të parë edhe pa mbushur moshën 6 vjeç.

“Nxënësit i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore e arsimit parauniversitar do të respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë”, sqarojnë autoritetet e dikasterit të Arsimit.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL