albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

E lindi dhe e vdiq vajzën për 40 mijë lekë asistencë, Gjykata e Kukësit lë në arrest shtëpie “babain”

by Editor
July 1, 2023
Reading Time: 1 min read
0
E lindi dhe e vdiq vajzën për 40 mijë lekë asistencë, Gjykata e Kukësit lë në arrest shtëpie “babain”
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për 57 vjeçarin Xh. Sopaj i cili çrregjistroi nga gjendja civile një vajzë që nuk i kishte lindur asnjëherë.

Procedimi penal do të vijojë në gjendje të lirë për mjekun e Kukësit dhe sipërmarrësin e shërbimeve funerale të cilët rezulton të kishin kryer veprime fictive.

Ngjarja nisi javën e shkuar kur u zbuluan veprimet që në fakt dyshohet të jenë bërë në vitin 2021

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Sipas dosjes hetimore në vitin 2002 me qëllim për të përfituar ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekësh, Sopaj kishte arritur të regjistronte fëmijën edhe pse gjithçka ishte fiktive. Madje në certifikatë ishte shënuar edhe emri Arjola Sopaj.

Për këtë procedurë kishte siguruar një kartelë lindje të datës 13 nëntor të nënshkruar prej një mjeku të asaj kohe. Me plotësimin e dokumenteve kishte nnisur edhe përfitimi financiar. Por me mbushjen 19 vjeç përfitimi financiar ishte ndërprerë, ndaj babai nisi procedurat me dokumente të tjera për ta deklaruar të vdekur dhe për ta çregjistruar.

Pas zbulimit të ngjarjes prokuroria ka marrë në pyetje edhe mjekun, por mësohet se ai ka mohuar të ketë lëshuar certifikatë vdekje. Edhe pronari i shërbimit funeral ka deklaruar se nuk ka lëshuar kupon apo të ketë kryer shërbime për rastin në fjalë, duke lindur dyshime se dhe firmat e vulat e përdorura kanë qenë të falsifikuara.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL