Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.
Video është zbuluar gjatë eskpertikmit kompjuterik të paisjes rregjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar.
Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.
Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.
40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkiptuar.