Nëntë ish-ministra, mes tyre edhe shqiptarë në Malin e Zi, janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për shpërdorim të detyrës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me fondet për ndarjen e banesave dhe kredive për banim.
Prokurori Vukas Radoniq ka bërë me dje se të dyshuarit, nëntë ish-ministra dhe tre persona të tjerë, akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 2.9 milionë euro.
Në mesin e të akuzuarve janë deputetët Predrag Boshkoviq, Dragica Sekuliq dhe Suzana Pribiloviq nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviq dhe Damir Shehoviq nga Social Demokratët, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili i paditi zyrtarët e lartë në mesin e vitit 2022, duke komentuar mbi zhvillimet tha se shpreson që shteti do të kërkojë kompensim.
“Më vjen keq që u dhanë 500 apartamente njerëzve që dëmtuan politikisht Malin e Zi me miliarda euro”, ka thënë ai.
Ministrat e akuzuar kanë qenë pjesë e Komisionin Qeveritar për Çështje Banesore, të cilët dyshohet se u kanë ndarë banesa zyrtarëve të tjerë të lartë, përfshi edhe deputetë, gjyqtarë e prokurorë.
Sipas prokurorisë ata akuzohen se kanë dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit mbi shumën e parashikuar deri në 15 mijë euro dhe pa vlerësim nga komisioni i ekspertëve të Administratës së atëhershme të Pronës.
Në disa raste, Komisioni ka dhënë kredi në vlerën e 40 mijë euro, ndonëse zyrtarët, në kërkesat e tyre për zgjidhjen e nevojave të tyre për banim kishin kërkuar 30 mijë euro.
“Natyrisht, tejkalimi i kërkesave të parashtruara është në kundërshtim me Ligjin për procedurë administrative dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Malit të Zi”, u shpreh prokurori Radoniq në komunikatën për media.
Një rast i tillë është a i Kjo ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, e cila kërkoi 30 mijë euro ndihmë, ndërsa Komisioni vendosi t’i japë 10 mijë euro më shumë.