Kanë kaluar 24 vjet nga vrasja e tre shqiptaro-amerikanëve në Serbi i njohur më shumë si rasti i vëllezërve Bytyçi.
Trupat e Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçit u gjetën në një varrezë masive me mbi 70 viktima të tjerë nga lufta në Kosovë në Petrovo Selo të Serbisë, pas hapjes së varrezave masive në Serbi.
Departamenti amerikan i shtetit dhe zyrtarë të tjerë amerikan i kanë bërë sërish thirrje Serbisë që të hetojë dhe të dënojë personat përgjegjës.
Kolegu Artan Haraqija, bisedoi me vëllain e viktimave, Fatos Bytyçi dhe aktivisten serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç për të kuptuar pse rasti vazhdon të jetë i hapur dhe kush janë të dyshuarit kryesorë që ata besojnë se dhanë urdhër për rrëmbimin dhe ekzekutimin e tyre.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi nisen drejt Merdares, atëkohë pikë administrative mes Kosovës dhe Serbisë.
Ata kishin shkuar në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara si pjesëtarë të grupit ‘Atlantiku’, me 400 vullnetarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një familje rome, fqinj të familjes Bytyçi në Prizren, për arsye sigurie u kërkoi vëllezërve shqiptaro amerikan që t’i ndihmojë të udhëtojnë drejt Serbisë.
“Rasti i vëllezërve Bytyçi është me rëndësi të madhe pasi është rast i tre vëllezërve, që donin të ndihmonin të tjerët, në një kohë shumë të rrezikshme”, thotë aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç.
Në mungesë të tabelave për të kuptuar se ku ndahen të dy vendet që ishin në luftë deri para pak ditësh, grupi kalon gabimisht në Serbi dhe ndalohen në një pikë kontrolli të policisë serbe./VOA
Artikulli i plotë këtu.