Mediat në Kosovë kanë publikuar një audio përgjim të kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.
Në përgjimin e publikuar nga gazetari Berat Buzhala i “Nacionales”, flitet për disa takime dhe koordinimet që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe.
Sipas audio-përgjimit, Simiç i thotë Kusarit se ajo ka folur dhe me Milan Radoiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë. Radoiçiç është ekstremist serb i dyshuar për vrasje si dhe i sanksionuar nga SHBA.
Biseda në audio-përgjim:
-Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza: “Dy tre minuta”
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: “Pse po më thua mua?”
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”-
Këto incizme janë regjistruar në qershor të vitit të kaluar.