Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë inaugurimit të autostradës së Paqes (E-80) Nish-Meroshinë u shpreh se si pjesë e procesit të Berlinit në vitin 2014, ai ka diskutuar me Angela Merkel për lidhjen e Prishtinës me Nishin.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme të jemi të lidhur me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën, Durrësin. Kjo na lehtëson punën dhe përparimin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, tha ai.
Vuçiç shtoi se Serbia ka më shumë për të humbur se Kurti pasi sipas tij janë një fuqi më e madhe se Kosova.
“Ne kemi shumë më tepër për të humbur se Kurti. Ne kemi një ekonomi shumë më të fortë, njerëzit jetojnë shumë më mirë, rrogat tona janë pak më shumë se dy herë më të larta se më poshtë. Kur të rritet për edukatorët dhe infermierët në shtator dhe më pas për një numër të konsiderueshëm ushtarakësh, do të ndihet. Nga fundi i vitit po e rrisim edhe pagën minimale”, tha ai.