Ka ndërruar jetë një 39-vjeçar i cili u plagos dje gjatë përplasjes me armë në një lokal në Prishtinë. 39-vjeçari thuhet se nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të të marra për fat të keq.
“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç,” tha Shaqir Uka, shef i repartit intensiv në QKUK.
Kujtojmë se në orët e vona të së premtes pati një përplasje të armatosur në një lokal në Prishtinë, ku u plagosën 17 persona.
Disa prej të plagosurve morën lëndime nga xhamat e thyer e disa nga të shtënat me armë zjarri.
Deri më tani në lidhje me rastin policia ka arrestuar një person si të dyshuar teksa hetimet vazhdojnë për të identifikuar të përfshirët e tjerë. /Telegrafi