Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Bëhet me dije se Mehaj ka dhënë dorëheqje për arsye familjare.
Mësohet se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Gjithashtu njoftohet se Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar më parë në Norvegji.