albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren

by Editor
September 20, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Dhunimi i 3-vjeçarit në kopsht, kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të edukatores dhe kuzhinieres pasi dyshohet që kanë dhunuar një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas Prokurorisë ato akuzohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Më tej bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka ndalimuar prej 48 orësh 64-vjeçaren me inicialet N.M dhe 56-vjeçaren N.H

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL