albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Donte djalë, jo vajzë”! E shpëtuan fqinjët, gruaja: Burri donte të më mbyste!

by Editor
September 23, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
“Donte djalë, jo vajzë”! E shpëtuan fqinjët, gruaja: Burri donte të më mbyste!
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një 22-vjeçare shqiptare u dhunua dhe u tentua që të vritet nga burri, që është 28-vjeçari Aurel Kurti nga Korça. Çifti ka një fëmijë të mitur. “Gruaja dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës së tij, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur” shkruan “Zougla”.

“Me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme. E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares.

Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Vetëm në oborr u lejuan të dilnin pas pesë muajsh.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Dhuna ishte e përditshme dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi” vijon më tej shkrimi i medias greke.

Mbrëmjen e djeshme dhe teksa gruaja bërtiste, fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe trokitën në derë ndërsa thirrën policinë. 28-vjeçari hapi derën e pasme për të shpëtuar por fqinjët e ndaluan duke e dorëzuar tek policia.

Nëna e gjakosur dhe me shenja mbytjeje mori në krahë fëmijën dhe u dërguan në spital.  “Më ka dhunuar keq, kam qenë shumë herë afër vdekjes. 

Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL